Të hënën, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe shtetet e tjera perëndimore abstenuan në votim duke parandaluar futjen në agjendë të diskutimit temën për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj Kosovës 25 vjet më parë.
Në lidhje me këtë, njohësi i zhvillimeve politike, Melazim Koci, ka thënë se edhe nëse do të futej në agjendë kjo temë diskutimi, Kosova nuk do të penalizohej, pasi siç thotë ai, ishte vetëm çështje për diskutim dhe se nuk do të kalonte ndonjë rezolutë, pasi pati shumë shtete kundër.
“Edhe nëse do të futej në rend dite, Kosova nuk do të penalizohej, ishte vetëm çështje për diskutim, nuk do të kalonte ndonjë rezolutë. 12 vende abstenuan për ta sjellë në skenën ndërkombëtare një përpjekje të vitit 1999, synimi i Rusisë ishte që ta krijojnë një pozicion të favorshëm për veten”, ka thënë Koci.
Sipas tij, nuk mund të ngritet një paralele në mes të agresionit rus në Ukrainë dhe asaj që ndodhi në Kosovë më 1999.
“Në Ukrainë kemi agresion të hapur, në Kosovë kemi pasur gjenocid për të spastruar një popullatë nga një territor”, ka vijuar ai.
Po ashtu, edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se Serbia po shpreson ende në mbështetjen e Rusisë në kontekstin e moshumbjes së Kosovës.