Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Koci: Serbia po blenë kohë në dialog, Rusia kërkoi konferencë ndërkombëtare për Kosovën

 
   

Gazetari Milazim Koci ka thënë se Serbia është duke blerë kohë në procesin e dialogut.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka thënë se Beogradi është duke pritur mbajtjen e zgjedhjeve të veta, atyre të BE-së dhe ShBA-së që të zbatojë një plan të Rusisë, për shpalljen e një konference ndërkombëtare për Kosovën.

“Në Këshillin e Evropës, Serbia do të obligohej jo të votojë pro Kosovës, por të abstenojë ose të mos marrë pjesë, kjo është njohja de-facto, ata refuzuan edhe këtë. Atë që është duke e bërë Serbia në Bruksel, është duke e bërë një lojë shumë të sofistikuar që nga Ohri. Ata janë duke blerë kohë në përshtypjen dhe bindjen time, më befason qëndrimi i BE-së një qëndrim i tillë gati është transparent”.

“Në bindjen time Serbia është duke blerë kohë, është duke pritur, aktualisht presin që t’i shpallin zgjedhjet në Serbi, ta ndërprejnë dialogun. Blerja e kohës nuk na konvenon, prandaj është bërë gabim me veprimet në veri nga tetori targat, pastaj dërgimi i kryetarëve në komuna me përcjellje të policisë, dhe tash me insistimin me peticion dhe jo me dorëheqje”.

“Kjo po e zhagit çështjen dhe Serbia unë kam përshtypje që është duke pritur t’i mbajë zgjedhjet në fund të këtij viti, ta bllokojë procesin, pret zgjedhjet evropiane dhe amerikane vitin e ardhshëm kur vëmendja e ShBA-së bie në politikën e jashtme. Përfundimisht ka informacione kredibile që Rusia ka kërkuar nga Serbia ta minojë marrëveshjen franko-gjermane, të presë përfundimin e luftës në Ukrainë, dhe ta fusin Kosovën në një konferencë ndërkombëtare bashkë me Ukrainën dhe ndonjë çështje tjetër kontestuese mund të jetë Bosnja ose Moldavia. Do të ishte shumë e pafavorshme dhe e rrezikshme për Kosovën sepse në këtë formë do të hapej çështja e statusit të Kosovës”, ka thënë Koci.