Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Kodi sekret për Shën Valentin, çfarë kuptimi ka 14643

Numri 14643 është shpërndarë prej disa kohësh në TikTok dhe WhatsApp. Ai u dërgohet miqve, të afërmve dhe pak prej tyre e dinë se çfarë do të thotë.

Është e rëndësishme të theksohet se nuk bëhet fjalë për asgjë të keqe, përkundrazi ka një mesazh shumë pozitiv. Siç shpjegohet në video të shumta në TikTok, pas tij fshihet një mesazh dashurie.

Domethënë, pas këtyre numrave qëndron një mesazh i bukur: “Do të të dua gjithmonë”, ose:

1 = I

4 = will

6 = always

4 = love

3 = you

Me ndihmën e kodeve të ndryshme numerike, të rinjtë së fundmi thjeshtojnë komunikimin në rrjetet sociale.

Përdoruesit shpesh pëlqejnë të përdorin kombinime të fshehta numrash për të dërguar mesazhe. Kodet shfaqen direkt në video ose si koment. I referohet edhe sekuencës së numrave 14643.

Nëse ju merrni një mesazh me sekuencën e numrave 14643, të paktën tani e dini se dikush ju do.