
Lagjja e njohur në Prishtinë “Kodra e Trimave” apo ndryshe “Vranjevc” ka një emër interesant.
Gazetarja e Lajmi.net, Arjanita Osmani, ka shkuar në këtë lagje për të i pyetur qytetarët pse ka mbetur ky emërtim.
Një qytetar atje tha se quhet “Kodra e Trimave” pasi banorët e kësaj lagje kanë qenë gjithmonë aktiv në organizime të protestave.
“Kodra e Trimave i ka mbet se asnjë ma shumë se këta nuk kanë qenë aktiv në protesta”, tha ai.
Ndërsa një qytetar tjetër u shpreh i “dëshpëruar”, duke thënë se njerëzit kanë ndryshuar.
“Valla tash ma mirë me thanë “Kodra e Hajnave”, u shpreh ai. /Lajmi.net/
Ndiqeni videon e plotë: