Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Koha për luftë”/ SHBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut i tregojnë “muskujt” Kinës: Fqinjët kërcënues…

Kina ka përshpejtuar zhvillimin e armëve, dhe vetëm pak ditë më parë testoi një raketë hipersonike

Nën sytë e egërsuar të Penianit, Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia nisën stërvitje të përbashkëta detare, në të cilat u përfshi dhe një aeroplanmbajtëse amerikan, e gjithë kjo, siç pohoi marina e Seulit, për të siguruar gatishmërinë kundër kërcënimeve bërthamore dhe raketore nga Koreja e Veriut.

Vendi konunist ka shqetësuar me lëvizjet e fundit. Ai e ka përshpejtuar zhvillimin e armëve, dhe vetëm pak ditë më parë testoi një raketë hipersonike me lëndë djegëse të ngurtë. Udhëheqesi koreano-verior paralajmëroi se tani më shumë se kurrë është koha “të jenë të përgatitur për luftë”, duke përmendur gjendjen e paqëndrueshme gjeopolitike.

Në jug, deklaratat e tij nuk bien në vesh të shurdhër. Deklarata e marinës koreanojugore shpjegoi se stërvitja luftarake lidhej sidomos me reagimin ndaj nëndetëseve, për të përmirësuar përgjigjen ndaj kërcënimeve nënujore prej “fqinjit kërcënues”. Stërvitjet dyditore, të mbajtura në ujërat ndërkombëtare mes Koresë së Jugut dhe Japonisë sollën së bashku aeroplanmbajtësin Theodore Roosevelt e shkatërruesit Howard, Russell dhe Daniel Inouye, me luftanijet nga dy vendet aziatike.

Manovrat që synojnë zhvillimin e aftësive të përbashkëta për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga Koreja e Veriut, vijnë pas një plani të përpiluar me kujdes në një samit mes palëve vitin e kaluar.