Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kojiq: Qasja e BE-së në çështjet Kosovë-Serbi ka qenë gjithmonë e matur dhe jo e drejtpërdrejtë

 
   

Njohësi i së Drejtës Ndërkombëtare, Rexho Kojiq, në “Info Magazine” në Klan Kosova tha se qasja e BE-së në çështjet Kosovë-Serbi ka qenë gjithmonë e matur dhe jo e drejtpërdrejtë.

Ndërkaq, ai u shpreh se ShBA-ja ka pasur gjithmonë qëndrim të qartë.

“Bashkimi Evropian dhe qasja e Bashkimit Evropian gjithmonë kur është çështja e Kosovës me Serbinë ka qenë gjithmonë e matur dhe çdoherë kanë qenë jo të drejtpërdrejtë, për dallim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë pasur gjithmonë një qëndrim gjithmonë të qartë”, tha ai.

Tutje, ai u shpreh se Bashkimi Evropian është shëndrruar në një organizatë burokratike.

“Bashkimi Evropian është një organizatë më shumë që është shëndrruar në një organizatë burokratike sesa organizatë që vepron drejtpërdrejtë. Nuk e ka një organ efektiv, nuk e ka një qeveri efektive që mundet me vendosë një gjë për njëherë.Bashkimi Evropian e ka dërguar misionin e vet të EULEX-it, i cili është mision i tyre që është në Kosovë prezent dhe funskional, mund të zhvillohet një hetim përmes atij organi”, u shpreh tutje ai.