Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kolona të gjata në Morinë, pushuesit nga Kosova drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën

 
   

Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në pikën kufitare të Morinës.

Qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdet, por edhe në qytetet e tjera të vendit duke shfrytëzuar kështu temperaturat e larta.

Për të shmangur fluksin e lartë, pala shqiptare ka vënë në dispozicion 6 sportele.

Për mjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë kalimi i kufirit bëhet pa kontrolle sipas procedurës të miratuar për një periudhë nëntë mujore, ndërsa automjetet me targa të huaja i nënshtrohen kontrollit.