1
Pritjet dhe kolonat e gjata të bashkatdhetarëve që po kthehen në vendet perëndimore kanë vazhduar edhe sot në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.
Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në vendkalimin kufitar në Merdar, ku për të hyrë në Serbi po pritet deri në pesë orë.
Edhe te Dheu i Bardhë bashkatdhetarët po presin deri në dy orë e gjysmë për ta lëshuar Kosovë, kurse deri në 40 min për të hyrë në vendin tonë.
Pritje të gjata ka edhe në vendkalimet kufitare në Muçibabë, deri në dy orë, kurse në Mutivodë një orë dhe në Jarinjë, deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje nuk ka pritje të gjata në hyrje as në dalje nga vendi ynë.