Fundjava sjell gjithmonë fluks pushuesish nga Kosova që i drejtohen bregdetit shqiptar.
Mëngjesin e sotëm rruga e Kombit në segmentin Morinë – Kukës ka një fluks tepër të lartë automjetesh.
Një radhë e gjatë kilometrike është bërë në afërsi të Urës mbi Drin, për shkak të ngushtimit të rrugës, nga 4 në 2 korsi.
Automjetet edhe pse kanë kaluar kufirin janë të detyruar të qëndrojnë në këtë segment rruge për 20-30 minuta.
Ndërtimi i urës së re ka nisur prej disa vitesh, por as këtë vit nuk mundi të përfundonte.