Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë tërhequr vëmendjen Kosovës për shkak të qëndrimeve të saj me çështjen e dinarit, si edhe i ka bërë thirrje që të normalizojë marrëdhëniet dhe të çojë përpara procesin e dialogut me Serbinë.
Gjatë kësaj interviste Demiraj nënvizoi se këto qëndrime që kryeministri Albin Kurti ka mbajtur ndaj Shteteve të Bashkura të Amerikës rrezikojnë marrëdhëniet me SHBA dhe se sipas tij kjo duhet të ndryshojë.
Rreziku i marrëdhënieve Kosovë-SHBA;
Dritan Demiraj: Por nga ana tjetër kemi qeverinë e Kosovës që po investon më shumë në mbrojtje, por unë nuk e shoh të duhur përplasjen që po krijon në mënyrë artificiale me disa pengesa apo ankesa që nuk është rasti apo koha dhe sidomos me SHBA. SHBA dhe politika e tyre e jashtme është e vendosur për ta kthyer Shqipërinë, edhe vendet ku jetojnë shqiptarët në qendrën e gjeopolitikës së Ballkanit perëndimor, pra asgjë nga këto veprime që po ndodhin nuk janë të rastësishme. Duket qartë që të gjitha këto politika që ndjek kryeministri Kurti, mund të them që duhet të ndryshojë qëndrim sepse po i bën dëm të madh Kosovës. Kujtoj që deklaratat e fundit të Vuçiç janë pjesë e asaj që njihen si qëndrime edhe të Rusisë. Të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në veriun e Kosovës janë copy paste e librit të Putinin dhe do të thotë se çdo gjë do të varet nga konflikti në Ukrainë.
Ndër të tjera ai shtoi se Kosova duhet të ndryshojë qëndrimin e saj në lidhje me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.