Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kolonët izraelitë djegun një xhami në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë dogjën një xhami në veriperëndim të qytetit të Jerikos në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas një aktivisti lokal. Xhamia thuhet se u dogj tërësisht, raprton AA.

Kolonët e paligjshëm kryen mbi 2,970 sulme kundër palestinezëve dhe pronës së tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar në vitin 2024, sipas shifrave palestineze. Të paktën 10 palestinezë u vranë dhe mbi 14,000 pemë ulliri u dëmtuan në këto sulme.

Të paktën 900 palestinezë janë vrarë dhe afro 6700 të tjerë janë plagosur nga sukmet e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor që kur filloi lufta e Izraelit në Gaza më 7 tetor 2023, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.