Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Komandanti i KFOR-it dhe ai i EUFOR-it flasin për sigurinë në Kosovë dhe Bosnje

 
   

Situata e sigurisë në Kosovë vazhdon të jetë e brishtë, kjo për shkak të tensioneve të vazhdueshme që po ndodhin në veri të saj.

Së fundmi sulmi terrorist që ndodhi më 24 shtator, ka bërë që NATO të marr vendim që të rritë praninë e saj në Ballkanin Perëndimor.

NATO bëri të ditur se Këshilli i Atlantikut të Veriut ka autorizuar forca shtesë nga Mbretëria e Bashkuara, kështu duke rritur pranin e KFOR-it në Kosovë.

E pas kësaj situate të krijuar, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka qëndruar për vizitë në Bosnje, ku mbajti takime të nivelit të lartë në selinë e NATO-s në Sarajevë.

Ristuccia gjatë kësaj vizite takoi komandantin e EUFOR-it në Sarajevë, BG McGaha.

Ata diskutuan për situatën e sigurisë në Bosnje dhe Kosovë, duke rënë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe BE-së në afrimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon

KFOR është misioni më i madh dhe më jetëgjatë i udhëhequr nga NATO me më shumë se 4000 trupa nga 27 vende (21 NATO dhe 6 Partnerë) të dislokuar në Kosovë.