Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Komandanti i KFOR-it takohet me kryetarin e Shtërpcës, bisedojnë për situatën e sigurisë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutas, ka takuar sot kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiqin.

Sipas njoftimit të KFOR-it, Ulutash ka biseduar me Jevtiqin për situatën e sigurisë.

“Komandanti i KFOR-it është takuar edhe me kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, me të cilin ka ndarë pikëpamjet e tij për situatën e sigurisë”, thuhet në njoftim.

“KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”.

Gjatë qëndrimit në Shtërpcë, Ulutash është takuar edhe me personelin e KFOR-it të caktuar në ekipet monitoruese ndërlidhëse të KFOR-it që veprojnë në mbarë Kosovën.

“Këto ekipe mbajnë kontakte të përditshme me komunitetet lokale. Kjo është thelbësore për suksesin e misionit tonë, pasi na lejon të kuptojmë më mirë nevojat e popullatës lokale dhe implikimet e tyre për sigurinë lokale”.