Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Komandanti i KFOR-it takon diplomatët vendeve që kanë trupa në Kosovë, arsye situata e sigurisë

 
   

Gjeneralmajor Ozkan Ulutash, komandant i KFOR-it të udhëhequr nga NATO, priti sot ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 28 vendet aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa në KFOR, në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City.

Sipas njoftimit, diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë situatën e sigurisë, aktivitetet aktuale të KFOR-it dhe bashkëpunimin e KFOR-it me komunitetin më të gjerë ndërkombëtar.

“Ky takim është një tjetër demonstrim i prekshëm i përkushtimit tonë kolektiv dhe të palëkundur drejt sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal”, tha komandanti i KFOR-it.

Më tej thuhet se KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.