Koloneli Rocco Mundo, komandant i Komandës Rajonale në Perëndim të misionit të KFOR-it, ka vizituar Manastirin e Deçanit.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se ai është takuar me abatin Sava Janjiq.
“Koloneli Mundo theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe për të mirën e të gjitha komuniteteve lokale”, thuhet në njoftim.