Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Komandantja supreme mban takim me ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin dhe komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari.

Në një komunikatë, presidenca ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në veri.

Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e sigurisë dhe veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës, punën e institucioneve të sigurisë së Kosovës si dhe për koordinimet me aleatët tanë dhe prezencën ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri në vend e rajon dhe se institucionet e Kosovës do të veprojnë në partneritet të ngushtë me aleatet tanë”, thuhet në njoftim.