
Qindra tifozë të dhjetëra grupimeve nga Kosova kanë kaluar sot në mesditë kufirin Kosovë-Shqipëri për të mbështetur kombëtaren tonë në ndeshjen e sotme.
Grupimet me simbolet tona kombëtare dhe këngë patriotike janë organizuar me automjete personale, furgona e autobuzë për të ndjekur në stadiumin e “Ar Albani” ndeshjen Shqipëri-Poloni.
Ndërkohë të pyetur për kombëtaren e Kosovës, tifozët kosovarë thonë që ka vetëm një kombëtare ajo e “ Shqiponjave” ndërsa atë të Kosovës e quajnë përfaqësuese.
Në ndeshjen e sotshme pritet që gjysma e stadiumit të ndiqet nga tifozët e ardhur nga Kosova e Maqedonia e Veriut, në mbështetje të Kombëtares Shqiptare.