Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Komentohet përfshirja e Edi Ramës në dialogun me Serbinë, i kujtohen këto plane që i bëri me Vuçiqin në dëm të Kosovës!

 
   

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se sulmi i Iranit ndaj Izraelit përbën një situatë të re dhe gjendje lufte.

Ai është shprehur se formati i dialogut në Ballkanin Perëndimor, ku prioriteti i parë është Kosova dhe Serbia, sipas tij, nuk është vetëm nën kujdesin e treshes së BE-së Scholz-Macron-Meloni, por edhe kryeministri Rama nga regjioni ynë ka marr rol kritik.

“Tashmë formati i dialogut në Ballkanin Perëndimor, ku prioriteti i parë është Kosova dhe Serbia, nuk është vetëm nën kujdesin e treshes së BE-së Scholc-Macron-Meloni, por edhe kryeministri Rama nga regjioni ynë ka marr rol kritik. Kjo ka rëndësi të madhe dhe duhet t’i gëzohemi”, shkroi ai.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Ai thotë se Rama është përpoqur në vazhdimsi ta dëmtoj avancimin e Kosovës dhe se duhet kujtuar blofin e tij për pezullimin e vizave gjatë vizitës së Macron në Shqipëri.

 Image
 Gani Qarri 
 

Në dëmin e Kosovës, që një njeriu si Edi Rama, i cili gjatë gjithë kohës u përpoq me të gjitha mundësitë, për ta bllokuar avancimin e Kosovës, përfshi edhe përpjekjet për pezullimin e liberalizimit të vizave, duke shtrembëruar qëllimisht edhe deklaratat e presidentit francez Manuel Macron, me rastin e vizitës së tij, në Tiranë, se kinse ai thoshte se do të pezullohet libealizimi i vizave, për qytetarët e Kosovës, nëse Kosova nuk “ndryshon” dhe vepron siç dëshironte Rama, njerëzve të tillë nuk mund tu besohet dhënja rol, në bisedimet me Serbinë ?!

Fatmirësisht u dëshmua se ky ishte vetëm edhe një bllofë i porositur i Edi Ramës tek përkthyesit e tij palaço, për ta vënë në siklet popullin e Kosovës, të lodhur ndër vite me bllokada, procedura të komplikuara dhe pritje stërzgjata para ambasadave të vendeve perëndimore, për të marrë një vizë të përkohshme dhe me afat të kufizuar udhëtimi në vendet e Shengenit, kështu që gëzimi i qytetarëve për largimin e ndërmjetësit proserb Mirosllav Lajçak, nuk mund të prishet tani, duke implikuar një shqipfolës, dhe përkrahës të sëmurë të Serbisë dhe kriminelit Vuçiq, si Edvin Kristaq Rama, madje siç kërkon Luta edhe me rol thelbësor në dialog”, foli ai.

Më tej, analisti theksoi që Rama është ai i cili, terorizonte popullin e Kosovës, duke përdorur enkas harta cinike serbe, për ta paraqitur Kosovën si pjesë të territorit të Serbisë.

Shqiptarët nuk kanë harruar se si Edi Rama u përpoq t’i jetësonte edhe në terren, idetë serbo-ruse, për shkatërimin e shtetit të Kosovës, fillimisht me gogolin “mini shengen” të cilit pasi i skadoi afati, p¨üer shkak të mossuksesit, iu ndryshua emri në “Balkani i Hapur”, gjë që nuk kishte asnjë qëllim tjetër, përveç izolimit komplet të shtetit të Kosovës edhe nga vendet fqinje të cilat kishte vite që e kishin njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Edi Rama është ai i cili, terorizonte popullin e Kosovës, duke përdorur enkas harta cinike serbe, për ta paraqitur Kosovën si pjesë të territorit të Serbisë, Edi Rama i pari në mbar botën, i vendosi edhe sanksione Kosovës dhe ndaloi takimet tradicionale-ndërqeveritare të të dy vendeve, duke anuluar në orët e fundit, edhe takimin e parapërgatitur, për tu mbajtur në Gjakovë etj, andaj është shumë më mirë për qytetarët dhe shtetin e Kosovës që Edi Rama të mbahet sa më larg nga dialogu, kur dihet mirëfilli, qasja që ai në vijimësi ka mbajtur ndaj shtetit tonë të ri e demokratik, madje siç u shpreh edhe zonja Bakoyannis në KiE, një demokraci e dëshmuar, që nuk mund të thuhet edhe për Shqipërinë nën tutelën e Edvin Kristaq Ramës”, shpjegon analisti.

Në fund, ai thotë që roli i Ramës në dialog do të ndikonte negativisht për Kosovën.

Kështu që është koha e fundit, kur duhet ta kuptojë qartë edhe nënkryetari i LDK-se Lutfi Haziri, se formati i dialogut në Ballkanin Perëndimor, ku prioriteti i parë është Kosova dhe Serbia, do të mbetet edhe më tej, nën kujdesin e treshes së BE-së Scholz-Macron-Meloni, kur dihet mirëfilli se kjo është, pikërisht në të mirën e shtetit të Kosovës. Roli i të cilës, siç u dëshmua edhe në dy votimet për anëtarësimin e Kosovës në KiE, mund të avancohet jo me dhënien rol-Edi Ramës, kur dihet qasja negative që ai, fatkeqësisht ka pasur në vazhdimësi ndaj shtetit tonë të brishtë, por me mbështetjen e sinqertë të Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve tjera mike evropiane të dëshmuara në vepër, se përkundër Edi Ramës që mbështet Vuçiqin e Serbinë, ato mbështesin pa asnjë rezervë, avancimin dhe rrugën për inkuadrim të Kosovës në BE”, përundoi analisti Gani Qarri për “Bota sot”.