Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore për vitin 2023/2024 do të mblidhet këtë të premte.
Mbledhja pritet të fillojë nga ora 13:30, ndërsa, në rend të ditës do të jetë diskutimi rreth angazhimit të ekspertëve në këtë komision.
Në mbledhjen e kaluar, anëtarët e komisionit ishin pajtuar që përzgjedhja e ekspertëve të bëhet në formë të thirrjes dhe jo të konkursit.
Në mbledhjen e këtij komisioni, më 17 maj, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka hedhur dyshime se ka pasur keqpërdorime të buxhetit nga Ministria e Arsimit në vitin e kaluar për tekstet shkollore.
Kastrati e ka quajtur hajni të MAShT-it keqpërdorimin e buxhetit për tekstet shkollore, teksa i ka drejtuar disa pyetje.
Ndërkaq, Komisioni për Ekonomi në orën 10:00 mban dëgjim publik mbi Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit.
Gjithashtu, në orën 10:00, Komisioni për Shëndetësi mban tryezën “99 – Vite funksionim të Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”.