Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së, ka filluar intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së.
Nga 17 kandidatë sa kanë qenë në garë sot do të intervistohen 14 anëtarë, ngase 2 prej tyre janë tërhequr, ndërsa 1 kandidat nuk i ka plotësuar kushtet. Intervistimi i kandidatëve po bëhet pa praninë e mediave.
Në dhjetor asnjëri nga kandidatët për anëtar të Bordit të RTK-së nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në këtë bord.
Nga 61 deputet pjesëmarrës në votim, 47 fletëvotime ishin të pavlefshme. Pas dështimit të zgjedhjes së anëtarëve të rinj, konkursi është përsëritur.