Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Komisioni për Ekonomi të martën shqyrton vendimin e presidentes Osmani

 
   

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, nesër (e martë) pritet të shqyrtojë vendimin e Presidentes së Kosovës, lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.

Mbledhja e Komisionit pritet në nis punimet në orën 11:00.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, ka përdorur të drejtën e vetos, duke kthyer dy ligje për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

Sipas një komunikate të Presidencës, Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.

Ndërkaq Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë.