Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka nënshkruar kontratën për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit.
Sipas njoftimit të publikuar në e-Prokurimi, kjo do t’i kushtojë komunës 35 mijë e 400 euro. Tenderi i është dhënë kompanisë “Finesë Design SH.P.K”.
Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 70 ditë dhe parasheh dekorimin e shesheve të kryeqytetit.
Aty përfshihet edhe dekorimi i shtëpizave në bulevardin “Xhorxh Bush”.
Kontrata është nënshkruar më 6 nëntor, derisa për këtë tender ishin paraparë 50 mijë euro.
“Dekorimi i shtëpizave te Tregut Dimëror, te Komunës se Prishtinës në bulevardin Xhorxh Bush, me ndriçim led dhe simbolin e Tregut Dimëror. Logo e Verë N’Dimër ne shtëpiza, nga materiali forex me dimensione 30cm x 60cm, e meshar me ndriçim dekorativ. Vërejtje: Në çmim duhet të llogaritet dekorimi me ndriçim led dhe po ashtu simboli – Logo e Tregut dimëror ne baze te dizajnit te propozuar nga OE fitues. “, thuhet në dosje.