Policia e Kosovës ka konfiskuar sasi të madhe cigaresh të kontrabanduara në Zubin Potok, sot rreth orës 16:30.
Rastin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë në veri, Veton Elshani.
Ai tha se lidhur me rastin është konfiskuar furgoni që ishte i ngarkuar me cigare si dhe është dërguar në Doganë.
Elshani tha se për këtë rast nuk ka të arrestuar.