Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili është konfliktuar dhe ka dhunuar fizikisht nënën e tij, duke i shkaktuar dhe lëndime trupore.
Efektivët kanë ndërhyrë menjëherë sapo kanë marrë njoftimin për konfliktin që po ndodhte në familje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit, për një konflikt që po ndodhte në një familje, menjëherë shkuan në adresën e dhënë.
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve të shpejta profesionale, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe u arrestua në flagrancë shtetasi H.M., 31 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas, është konfliktuar dhe ka dhunuar fizikisht nënën e tij, duke i shkaktuar dhe lëndime trupore”, njofton policia.