Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Konjufca: Dhuna në bazë gjinore mbetet një sfidë e shoqërisë në vend

 
   

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar pjesëmarrjen më të madhe të grave në jetën publike dhe politike.

Ai në konferencën “Roli i legjislativit në adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”, tha se dhuna në bazë gjinore mbetet një sfidë e shoqërisë kosovare, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për luftimin e saj.

Sipas tij, rastet e dhunës ndaj grave janë rritur viteve të fundit. Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se kanë ndërmarrë disa nisma ligjore për parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.

Ajo theksoi se dhuna në familje nuk është çështje private, por duhet të adresohet nga institucionet.