Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se një grup prej qindra personash po trajnohen dhe po përgatiten në Serbi për një sulm tjetër në Kosovë.
Mirëpo ai tha se institucionet e Kosovës janë të gatshme për çfarëdo lloj sfide.
Konjufca në konferencë për medie së bashku me homologen e saj nga Sllovenia, tha se institucionet e Kosovës qëndrojnë të unifikuara sa i përket tri kushteve të paraqitura kryeministri Kurti në dialog.
Në anën tjetër, kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič, tha se janë të përkushtuar për stabilitetin e Kosovës.
Ajo tha se Kosova dhe Serbia duhet të jenë të përkushtuara në dialog.
Derisa nënvizoi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës.