Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Konjufca kërkon të qetësohet situata: Duhet të përdorim mjete demokratike, jo grushte fytyrës

Ka nisur përsëri seanca e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kërkoi nga deputetët të qetësohen dhe të vazhdojnë me mbarvajtjen e seancës.

“Deri ditën e sotme e kemi pas një imunitet të mirë në botën demokratike. Kemi pas probleme të natyrave të tjera por jo në kuptimin fizik, drejt fytyrës e kokave. Këtë nuk ia dëshirojmë askujt dhe nuk kisha dëshiru me u përsërit në Kuvend”, tha Konjufca, raporton Insajderi.

Tutje, ai tha se kur kalohet në dhunë merret një pushtet tjetër.

“Ne i kemi betejat tona, i kemi mosmavrrëveshjet tona, i kemi papajtueshmëritë tona të thella ndodnjëherë por ato mospajtime gjithmonë themi i bëjmë nder vendit nëse i mbajmë në funksionim të insticuioneve tona demokratike. Deri tash ia kemi arritur me sukse. Po iu bëj thirrje që ta merrni me qetësi punën që e bëjmë së bashku. Po ju thërras për një sjellje e cila do t’i kishte gëzuar edhe qytetarët. Fjalët e rënda janë fjalë, në momentin kur kalohet në goditje ato si veprime nuk janë që trajtohen vetëm në Kuvend por e kalojnë dhe merret një pushtet tjetër”.

“A është për deputetin si posti më fisnik e denjë një sjellje e tillë. Po e di se në shpirtin e secilit po mendoni sikur unë. Unë bisedova me kryeministrin, ai po heq dorë nga fjala e tij. Nëse jeni të pajtimit vazhdojmë te një pjesë tjetër, pyetjet parlamentare”, tha Konjufca.