
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka kërkuar largimin e mbrojtjes së kryeministrit, Albin Kurti nga salla e Kuvendit.
Të njëjtit pas kërkesës së tij janë parë duke u larguar, ndërkohë kërkesa e Konjufcës nuk është përfillur nga deputetë e opozitës, të cilët po vazhdojnë qëndrimin në foltore.
Ndërkohë, ka kërkuar që seanca të vazhdojë duke thënë se s’është momenti për pauzë.
Pas kësaj ai u ka dhënë vërejtje deputetë të opozitës.
“Ua jap vërejtjen me paralajmërim për largim nga seanca“, ka thënë Konjfuca