Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Konjufca për bisedën e Kusari-Lilës me Radojçiqin: S’kam asnjë dyshim për…

 
   

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nuk ka asnjë dyshim për orientimin dhe qëndrueshmërinë të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Kjo pasi Konjufca u pyet nga gazetarët në lidhje me publikimin e një audio-incizimi ku Kusar-Lila dëgjohet duke biseduar me Milan Radojçiqin.

“Sa i përket çështjes së Kusari-Lilës, po flas për të si deputete e jo si anëtare e koalicionit që ka partneritet me LVV. Nuk kam asnjë dyshim në orientimin dhe qëndrueshmërinë kombëtare të zonjës Kusari-Lila pra nuk kam asnjë dyshim për tradhti kombëtare apo çfarëdo të kësaj natyre”, ka deklaruar Konjufca.

Konjufca ka thënë këtë veprim të deputetes Kusari-Lila “mund ta quajnë si gabim ose pakujdesi të saj” po jo tradhti.

“Mund ta quani gabim, pakujdesi e saj, por sa i përket kësaj çfarë më tregon mua kjo që është vazhdimësi e tjerrjes së një rasti që është publikuar para 7-8 muajve kur ka qenë mendoj që është i njëjti rast vetëm se tash po publikohet në sekuenca qysh po i konvenon dikujt, për mua është shumë ma tronditës dhe ma shqetësues ky ingjenerim që po ndodh sesa baza kombëtare e themeli kombëtar i zonjës Kusari-Lila”, tha Konjufca.

Sot, Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se bisedat me Milan Radoiçiqin ishin të para dy viteve.