Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Konjufca: Të tronditur nga sulmi në Prag, ngushëllime familjeve të viktimave

 
   

Më shumë se 10 persona kanë mbetur të vdekur në Pragë nga një sulm i armatosur që ka ndodhur atje.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se është i tronditur nga sulmi.

Postimi i tij i plotë:

Të tronditur nga sulmi në Pragë që la shumë viktima dhe të plagosur!

Në këto momente të vështira për ta, bashkëndiejmë dhimbjen e popullit të Çekisë dhe familjarëve, duke u shprehur ngushëllimet më të thella atyre për viktimat.

Qëndrojmë pranë tyre, duke uruar po ashtu shërim të shpejtë për të plagosurit dhe duke shpresuar që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë askund!