Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Konjufca viziton ambasadën e Kosovës në ShBA

 
   

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka qëndruar për një vizitë në Ambasadën e Kosovës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aty, ai u prit nga ambasadori Ilir Dugolli, me bashkëpunëtorët e tij.

Dugolli tha se kjo është një nder i veçantë.

Nder i veçantë vizita e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Ambasadën e Republikës së Kosovës në SHBA, në nisje të vizitës në Washington, D.C.

Kryeparlamentari Konjufca dhe delegacioni i përbërë nga Deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, Shefi i Stafit Ilir Kërçeli dhe Këshilltari Donik Sallova, u pritën nga Ambasadori Ilir Dugolli dhe stafi i Ambasadës”.