Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Konrad: Mbështesim procesin e dialogut Kosovë-Serbi, zgjidhja e çështjes së dinarit është në interes të qytetarëve

 
   

Ambasadorja e Gjermanisë në Beograd, Anke Konrad ka theksuar se Kosova duhet ta zgjidhë çështjen e dinarit në interes të qytetarëve.

Konrad duke folur për rregulloren e BQK-së për heqjen e dinarit në Kosovë dhe nëse kjo situatë kërkon përfshirje më të madhe të BE-së, ka theksuar se duhet të punohet që të ketë një periudhë tranzitore.

Ajo tha se kjo duhet të hapë mundësi për furnizimin e njerëzve me para.

Ajo shtoi se dihet se Gjermania në masë të madhe e mbështet procesin e dialogut, pra se BE-ja tashmë është e përfshirë.

“Bashkimi Evropian është tashmë shumë i përfshirë – ne kemi një përfaqësues special, z. Miroslav Lajçak, i cili udhëhoqi bisedimet javën e kaluar. Këtë javë ai ishte në Kosovë, ai njoftoi se do të ketë një raund të ri të kryenegociatorëve,” tha ajo për mediumin serb Blic.

Siç përfundoi ajo, BE-ja mund të inkurajojë një zgjidhje, të hapë mundësi për dialog, por nuk mundet, në vend të Kosovës dhe Serbisë, ta çojë atë proces deri në fund dhe të paraqesë zgjidhjen përfundimtare.