Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kontrabandë mallrash, në pranga dy femra në Rinas, e pëson gjermani që u kap me 30 mijë euro

Policia Kufitare ka goditur dy raste të kontrabandimit të mallrave në aeroportin e Rinasit, duke i vënë në pranga pasi, në valixhet e tyre, në valixhet e tyre, nga kontrollet, janë gjetur veshje për femra të markave të ndryshme, që nuk ishin deklaruar në doganë.

Gjithashtu dy shtetase të tjera, në lidhje me kontrabandën e mallrave, janë vënë nën hetim.

Policia njofton se po ashtu është nisur hetim për një shtetas gjerman që iu kapën në çantë 30 mijë euro të padeklaruara.

Njoftimi i Policisë:

Rinas/Angazhim maksimal i shërbimeve të Policisë Kufitare, për të menaxhuar fluksin në hyrje/dalje, si dhe për të parandaluar dhe për të goditur krimet kufitare.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara janë goditur 2 raste të kontrabandës së mallrave dhe 1 rast i mosdeklarimit të të hollave.

-Për 2 rastet e kontrabandës janë arrestuar në flagrancë 2 shtetase dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjera. Sekuestrohen veshje të markave të ndryshme, me vlerë të konsiderueshme.

-Për rastin e mosdeklarimit të të hollave është proceduar penalisht një shtetas gjerman. Sekuestrohet shuma 30 000 euro që nuk e deklaroi në dalje të RSh-së.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e shërbimit cilësor për qytetarët në hyrje/dalje, janë goditur 2 raste të kontrabandës së mallrave dhe 1 rast i mosdeklarimit të të hollave. Për këto raste:


– është arrestuar në flagrancë shtetasja E. K., 26 vjeçe dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. K., 24 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, pasi në hyrje të RSh-së, në valixhet e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur veshje për femra, të markave të ndryshme, që nuk ishin deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj;

– është arrestuar në flagrancë shtetasja V. M., 61 vjeçe dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. B., 52 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, pasi në hyrje të RSh-së, në valixhet e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur veshje për femra, të markave të ndryshme, që nuk i kishin deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj;

– janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin gjerman N. Z., 44 vjeç, pasi në dalje në RSh-së, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 30 000 euro që nuk i kishte deklaruar në doganë. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.