Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kontrollohen 11 biznese në tri rajone të Kosovës, dyshohen për mallra të falsifikuara

 
   

Përmes një aksioni që kanë organizuar sot, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë kontrolluar 11 subjekte tregtare në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë sepse dyshohet që të njëjtat mbajnë mallra të flasifikuara.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

“Dogana e Kosovë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe Inspektorati i Tregut si anëtarë të Task Forcës për luftimin e piraterisë dhe falsifikimit, pas pranimit të informatave dhe punës në teren për verifikim të informatave kanë zbuluar se subjektet tregtare posedojnë mallra që dyshohet se janë të falsifikuara.

Andaj, si rezultat i dyshimit institucionet e kompetente në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve konform kompetencave ligjore kanë planifikuar veprimet operative në teren dhe është zbatuar Plani Operativ, ku janë kontrolluar 11 subjekte tregtare në 3 regjione të Republikës së Kosovës (Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë)”, ka thënë Stavileci.