Një ngjarje e rëndë në ka ndodhur në Korçë, në lagjen 17, ku nënë e bijë, janë gjetur të vdekura brenda banesës së tyre.
Mësohet se viktima kanë qenë Eleni dhe Ornela Vangjeli, përkatësisht 74 dhe 54-vjeç.
Mësohet paraprakisht se dera e banesës ka qenë e mbyllur, ndërsa ka qenë zjarrfikësja që ka hapur derën duke gjetur të vdekura të dyja shtetaset në banesë.
Nga informacionet bëhet me dije se nëna ka qenë e paralizuar dhe dyshohet se vajza ka ndërruar jetë para saj, e më pas ka ndërruar jetë edhe nëna.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, nuk ka dyshime për ngjarje kriminale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune apo shenja të tjera. Pritet të bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat./euronews.al/