Koronavirusi mbyll aeroportin e Rinasit, do të funksionojë veç një linjë

Nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet, përveç kompanisë Air Albania që vazhdon të fluturojë nga Tirana në Stamboll dhe anasjlltas.

“Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19), sipas njoftimit të Autoritetit të Aviacionit Civil duke filluar nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës deri në një njoftim të dytë. Vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimin për dhe nga Stambolli”.

Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben tha se aeroporti mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide të madhe për të gjithë ne.

Për veprime të mëtejshme, Autoriteti i Aviacionit Civil këshillon pasagjerët që të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.