Koronavirusi në Itali, 24 orëve të fundit 6557 të prekur dhe 793 të vdekur

 

Situata në Itali vijon të jetë shqetësuese pasi rastet e personave të prekur nga koronavirusi dhe jetët e humbura raportohen sërish me shifra të frikshme.

Ministria e Shëndetësisë në Itali njoftoi para pak se 24 orët e fundit u regjistruan 6557 të prekur nga koronavirusi, kurse humbën jetën 793 njerëz.

   

   

Të dhënat tregojnë se ka shkuar në 53578 numri i përgjithshëm i personave të prekur. Ndërsa ka arritur në 4825 shifra totale e të vdekurve.

Shifrat tregojnë se nga numri i përgjithshëm i të prekurve janë shëruar 6072 njerëz.

Në gjendje kritike për jetën janë 2857 njerëz.

Sakaq janë edhe 42671 pacientë të cilët ndodhen nën mbikëqyrje mjekësore. /noa.al/

  
 

——————————————–
Ju pëlqeu “Koronavirusi në Itali, 24 orëve të fundit 6557 të prekur dhe 793 të vdekur”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Author: Fiks AL