Kosova dhe Mali i Zi pritte të nënshkruajnë marrëveshjen e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027.
Sipas njofimit të Qeverisë, marrëveshja do të nënshkruhet nga Besnik Bislimi dhe Maida Gorçeviç.
“Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027. Marrëveshja do të nënshkruhet nga Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç”, thuhet në njoftim.
Pas nënshkrimit, palët do të mbajnë konferencë për media.