Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kosova goditet nga një tërmet

 
   

Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.0 sipas shkallës Rihter sot në mëngjes, me epiqendër në fshatin Kozaricë të Obiliqit.

Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës për Klankosova.tv ka bërë të ditur se tërmeti ndodhur rreth orës 07:33.

“Thellësia hipoqendrore ishte tri kilometra.

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e fshatit dhe përreth tij”, ka thënë Mustafa.