Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kosova jashtë programit 7.5 miliardësh të BE-së

Për dallim nga katër shtetet fqinje, Kosova nuk është pjesë e programit 7.5 miliardësh të financuar nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka konfirmuar se Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Evropës Digjitale.

Përmes një shkrimi në “Facebook” Rama ka njoftuar se marrëveshja është firmosur në Bruksel dhe se në këtë program marrin pjesë Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, duke lënë të kuptohet se Kosova nuk do të jetë pjesëmarrëse në këtë program.

Përmes Programit të Evropës Digjitale qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliardë euro.

“Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale. Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro. Agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE-së”, ka shkruar Rama në Facebook.