Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kosova në ditë zie për vdekjen e Kadaresë, flamujt shtetërorë ulen në gjysmështizë

 
   

Me vendim të Presidentes Vjosa Osmani, sot është shpallur ditë zie në Kosovë, si shenjë nderimi për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Me këtë rast, flamujt shtetëror janë ulur në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Presidentja Osmani, në qershor të vitit të kaluar, kishte dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit. Ndërsa, në gusht, Presidentja shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës. Kadare vdiq mëngjesin e të hënës në spital në Tiranë në moshën 88-vjeçare.

Sot do të bëhet varrimi i shkrimtarit, i cili vdiq të hënën në mëngjes në Tiranë.

Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore janë duke u mbajtur në mjediset e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblin Popullor nga ora 09:00-11:00 dhe11:30 deri në 13.30.

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut, në moshën 88-vjeçare duke lënë pas tij një pasuri të madhe letrare që është përkthyer në 45 gjuhë të botës.

Kadareja është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare për veprat e tij.