Historiani Durim Abdullahu, ka thënë se Kosova nuk do të zbrazet nga liberalizmi i vizave.
Sipas tij institucionet me të drejtë nuk kanë alarmuar.
Por ai ka thënë se shteti edhe duhet të ketë politika për natalitetin, pasi popullsia është resursi bazë.
“Çfarë duhet të bëjë shteti, është që një prej resurseve kyq, bazë është popullsia. Pjesë e kësaj është cilat janë politikat e shtetit për natalitetin”, ka thënë Abdullahu.