Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kosova shpreh gatishmërinë për ta ndihmuar Markoun

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Ejup Maqedonic, ka thënë se i ka shprehur gatishmërinë e Kosovës ministrit maroken, për t’i ofruar ndihmë pas tërmetit që ka goditur këtë vend.

Maqedonci ka thënë se në këto momentet lutjet tona janë për popullin e Markout.

“Në këto çaste të vështira për mbretin e Marokut, Mohammed VI dhe popullin maroken lutjet tona janë me ta. Ministrit Loudiyi i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitetet tona të specializuara për kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura”, ka shkruar Maqedonci të dielën në Facebook.

Maroku të shtunën është goditur nga një tërmet 6.8 shkallë të Rihtetrit, ku deri më tash numri i të vdekurve ka arritur deri në 2 mijë dhe mbi 1400 të lënduar dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale./teve1.info/