Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kosova tokë e askujt”/ Rama frikësohet se Kurti mund të jetë lider gjithshqiptar, juristi zbulon deklaratat skandaloze të kryeministrit shqiptar

Reagime të ashpra kanë ardhë gjatë ditës së sotme në adresë të kryeministrit shqiptar Edi Ramës.

Kjo pasi kryeministri i Shqipërisë, u deklarua përsëri në mënyrë skandaloze për situatën në veri të Kosovës.

Rama ka deklaruar se veriu i Kosovës është shndërruar në tokën e askujt ku të gjitha krimet kombinohen me nacionalizmin në rritje.

“Me kalimin e viteve “[veriu i Kosovës] është bërë një tokë e askujt ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”, u shpreh ai për Financial Times.

Kjo deklaratë e Ramës, po e largon edhe më shumë Kosovën e Shqipërinë.

Kështu po vlerëson analisti politik dhe juristi Blerim Burjani.

Burjani ka përmendur tre deklaratat skandaloze të bëra kohën e fundit.

“1. Duhet të ketë një konferencë ndërkombëtare për Kosovën. Kjo deklaratë është e papranushme dhe skandaloze. Kosova është shtet i pavaur. 2. Veriu i Kosovës duhet të kontrollohet vetëm nga KFOR, duke përjashtuar Policinë e Kosovës dhe Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës. 3. Deklarata e tretë skandaloze e Ramës është: Kosova është tokë e askujt – Kosova është shtet i pavarur, dhe demokratik ku sundon rendi dhe ligji”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Profesor Burjani pohon se, këto deklarata Rama po i bën pasi i ka raportet jo të mira me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Madje sipas tij, ai ia ka frikën se Kurti mund të jetë lider gjithshqiptar.

“Janë disa arsye, raportet jo të mira me Albin Kurtit, anëtarësimi më i lehtë në BE, që duhet të mos ketë probleme me shtetet madje edhe me ato shtetet që nuk janë anëtare të BE-së ose prospirojnë anëtarësimin, kundërshtimi i ndarjes së Kosovës, kundër një politike unike të jashtme Kosovë-Serbi, frikën nga Kurti se mund të jetë një lider gjithshqiptar, ose Kurti i rrezikshëm për Kosovën dhe Serbinë ose Rama është pro-serb”, thotë Burjani.

Në fund profesori shton se, Edi Rama duhet të thirret në interpelancë nga Parlamenti i Shqipërisë për shkelje të interesave gjithkomëbtare kundër Kushtetutës së Shqipërisë.