Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kosova vazhdon forcimin e ushtrisë në partneritet me Turqinë

Teksa ditëve të fundit u bë lajm i madh fakti se Kosova kishte blerë dronë “Bayraktar” nga Turqia, duket se bashkëpunimi ushtarak mes dy vendeve nuk do të ndalet.

Kështu së paku ka thënë ministri i Ushtrisë së Kosovës, Armend Mehaj, në një postim në Twitter, ku ka treguar se ka takuar homologun e tij turk, Yashar Guler, gjatë vizitës zyrtare në Turqi.

“Diskutuam thellimin e bashkëpunimit tonë në edukim, trajnim dhe misione të përbashkëta, duke siguruar një partneritet të fuqishëm për të dy vendet tona. Forcimi i ushtrisë sonë për paqe dhe mbrojtje të vendeve tona”, tha Mehaj.

Lajmi se Kosova ka blerë dronë nga Turqia u komentua shumë, sidomos nga shteti fqinj, Serbia. Shefi i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, tha se do të ndërpresë blerjen e dronëve nga Turqia pasi, sipas tij, ky vend i shiti Kosovës të tillët.

Madje nga ky vend pati pretendime se Kosovës i janë falur ata dronë.