Një shtetas i Kosovës është ndaluar nga Dogana e Maqedonisë Veriore në kufirin e Bllacës, të cilit i është gjetur armë zjarri dhe municionin.
Sipas njoftimit arma është gjetur në veturën e kosovarit, ndaj të cilit është ngritur kallëzim penal.
“Pistoleta CZ Shadoë 2 dhe një karikator me 15 fishekë të kalibrit 15mm kanë qenë të fshehura në çantën prej lëkure të shoferit nën ulësen e pasagjerit, ndërsa në automjet janë gjetur dhe 5 plumba të kalibrit 9 mm”, thuhet në njoftim