Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kosovarja bëhet heroinë në Zvicër, e shpëton fëmiun 4 vjeçar nga mbytja në pishinë

Një infermiere 34-vjeçare me origjinë nga Kosova, rezidente në Aargau, Zvicër është kthyer në heroinë pas shpëtimit të një vogëlushi nga mbytja.

Bëhet e ditur se Nazlie Selimaj ka ndërhyrë me të shpejtë në një pishinë në kantonin St. Gallen, pasi ka parë se një djalë 4-vjeçar, tashmë pa ndjenja kishte nevojë urgjente për ndihmë. Ajo jeton në Fislisbach të kantonit Aargau, por të dielën e kaluar kishte shkuar me familjen e saj në një pishinë në Wil SG, pasi ishte ër vizitë te motra e cila banon në regjion.

“Ishim shumë të lumtur që po kalonim ditën me diell në pishinë”. Por më pas, pak para orës 17:00, një ngjarje dramatike ua ka turbulluar lumturinë. Ishin duke shijuar akulloret në plazhin e pishinës kur burri i saj ka parë një burrë duke vrapuar në pishinë, duke nxjerrë djalin e tij nga uji. Më pas ai po e mbante të birin, të pafuqishëm në krahë”, thotë kosovarja për gazetën Blick.

“Djali ishte pa ndjenja dhe babai i dërrmuar”. Ajo vrapon menjëherë tek ata të dy, merr fëmijën nga babai dhe i jep ndihmën e parë. “E kapa djalin nga pas nën sqetulla. Më pas ajo e ka shtrirë djalin në tokë “sepse nuk ia gjeta pulsin” dhe i ka masazhuar zemrën me njërën dorë. Selimaj, e cila punon si infermiere, e dinte se çfarë po bënte.

Djalit iu kthye vetëdija. “Në atë moment babait të tij i bie të fikët”. Aty ka qenë edhe nëna e djalit. Ndërkohë edhe babait i kthehet vetëdija. “Pastaj u ktheva atyre fëmijën e tyre”. “Unë kisha ende një ndjenjë të turbullt. Djali ishte shumë i zbehtë dhe gishtat e tij ishin ngjyrë të kaltër”, thotë Selimaj. Kështu ajo qëndroi me familjen dhe i tha shpëtimtarit të pishinës që erdhi së bashku se duhej thirrur një ambulancë. Menjëherë pas kësaj, ambulanca erdhi. Trupat për shpëtim, të St. Gallenit kanë konfirmuar për gazetën operacionin. Pacienti ishte “plotësisht i qëndrueshëm” dhe u transferua në spitalin e fëmijëve në Zvicrën Lindore, transmeton Albinfo.ch.

“Nuk kisha më frikë për djalin”, thotë Selimaj. “Më pas zbulova se ai kishte një mungesë të madhe të oksigjenit në gjakun e tij”. 4-vjeçari tani është në shtëpi. Babai i tij nuk dëshiron të shprehet publikisht për ngjarjen. Por, Nazlija e di se djali është mirë. Babai i tij e ka falënderuar atë disa herë… Dhe, a është krenare shpëtuesja për veprimin që ka bërë? “Epo, jam. Është një ndjenjë e bukur”, thotë ajo. “Në një situatë si kjo, ju thjesht do të ndihmoni”.