Me 18 mars bëhen një vit nga takimi që u zhvillua në Ohër të Maqedonis së Veriut, mes Kryeministrit kosovar Albin Kurti e Presidentit serb Aleksand Vuciq.
Por edhe gati një vit pas, aneks zbatimii I marrëveshje në të cilen ishin 11 pika, nuk po realizohet.
Kjo ka bërë që ditëve të fundit të vijnë mesazhe të një pasnjëshme të emisarëve evropian.
I fundit ishte ai i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili kërkon që të zbatohet ajo që u arrit në Ohër duke theksuar se kjo cështje është vendimtare.
Për presionin e emisarëve për zbatimin e pikave të arritura në Ohër, profesori Milazim Krasniqi ka një shpjegim tjetër.
“ Emisarët janë të shteteve të ndryshme dhe më shumë ndjekin interesat e tyre se sa atë të përgjithshme dhe shpesh herë deklarat e tyre janë të kundërvena. BE ka një mandate nga OKB për dialogun dhe do të duhej të fokusohej vetëm BE në realizimin e saj pasi që inkuadrimi I emisarëve vetëm po krijon mjegull”, tha Milazim krasniqi-Profesor në UP.
E për dikë tjetër, këto mesazhe po vijnë në përpjekje për rikthim të dialogut.
“ Të gjitha thirrjet e emisarëve ndërkombetarë, janë në funksion të rujtjes së qetësis në Ballkanin Përendimor dhe rikthim të procesit dialogus dhe zbatim të marrëveshjes”, tha Fidan Ukaj-Analist.
Derisa ka thirrje për realizim të marrëveshjeveve, Ish-përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, është shprehur i bindur se do të ketë rezultate në një afat të mesëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“OKB-ja është një vend i rëndësishëm për të zgjidhur çfarëdo që duhet zgjidhur, por mendoj se ajo që është shumë e rëndësishme është sigurisht normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe jam ende i bindur se do të shohim rezultate në afat të mesëm”, tha Joachim Rucker- Ish-përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm I OKB-së.
Marrëveshja e Ohrit nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.