Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Kostoja e punës për orë në Eurozonë, ja ku paguhet më shumë e ku më pak

Kostoja e punës në vendet e Eurozonës ishte mesatarisht 35.6 euro në orë vitin e kaluar ose 4.8 për qind më e lartë se 2022, njofton Zyra Evropiane e Statistikave-Eurostat. Në BE ato arritën në 31.8 euro në orë dhe u rritën 5.3 për qind krahasuar me një vit më parë. Mesatarja tregon dallime të rëndësishme midis vendeve, duke filluar nga vetëm 9.3 euro në orë në Bullgari deri në 53.9 euro në orë në Luksemburg.

Grupi i vendeve me kostot më të ulëta të punës përfshin gjithashtu Rumaninë dhe Hungarinë, ku ato arritën në 11 dhe 12.8 euro në orë, sipas Eurostat. Krahas Luksemburgut, me kosto të lartë të fuqisë punëtore, u dalluan Danimarka dhe Belgjika, të cilat arritën 48.1, përkatësisht 47.1 euro në orë. Në Kroaci, kostot e punës ishin mesatarisht 14.4 euro në orë vitin e kaluar dhe ishin 14.2 për qind më të larta se në vitin 2022. Pranë Kroacisë janë Polonia dhe Lituania me kosto pune për orë në vitin 2023, përkatësisht 14.5 dhe 14.7 euro.