Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbrëmë janë takuar në Athinë.
Në këtë takim siç ka njoftuar kryeministri grek, Vuçiq i ka thënë se Maqedoninë e konsiderojnë shtet mik.
Ai ka thënë se Vuçiq i ka premtuar se do të kërkojë falje, për çdo ofendim ndaj qytetarëve të Maqedonisë që vije nga shteti serb.
“Sonte kemi biseduar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Athinë. Ai më siguroi se si përfaqësues i shtetit serb, popullin maqedonas dhe shtetin maqedonas i konsideron jashtëzakonisht miqësor dhe se nëse ndonjë qytetar maqedonas ofendohet nga ndonjë mesazh nga shteti serb, ai personalisht do të kërkojë falje”, ka njoftuar Kovaçevski në faqen e tij në Facebook.
Ministrit serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, i cili tha se “Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi i kanë bërë keq Serbisë duke njohur pavarësinë e Kosovës”.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi si dhe ministri në detyrë i punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani.